Izraeli: Nuk i kërkojmë falje Turqisë

05/07/2010 13:55

Turqia dhe Izraeli po shkojnë drejt ngrirjes së plotë të të gjitha marrëdhënieve.

Pak orë pas deklaratës së ministrit të Jashtëm turk, i cili kërkoi falje publike nga Izraeli për sulmin e anijes humanitare, Jeruzalemi zyrtar ka reaguar me një përgjigje të prerë: “Nuk do kërkojmë falje”.

Ministri i Jashtëm i shtetit hebre Avigdor Lieberman replikoi duke theksuar se Izraeli nuk do kërkojë falje. Ndërkohë, Turqia ka bllokuar hapësirën ajrore për fluturimin e të gjithë avionëve ushtarakë të Izraelit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA