Indi, greva e opozitës ngrin transportet

05/07/2010 17:50

Rrjedha normale e jetës është ndërprerë në shumë pjesë të Indisë për shkak të një greve të organizuar nga partitë e opozitës kundër rritjes së cmimit të karburantit.

Efekti i “ngrirjes” 12 orëshe është ndjerë kryesisht në ato shtete ku qeverisin partitë e opozitës.

Transporti u godit dhe bizneset e shkollat u mbyllën në kryeqytetin Mumbai, si dhe në Kalkuta dhe Bangalore.

Disa përleshje u regjistruan mes protestuesve dhe forcave të policisë në zona të ndryshme të vendit.

Qeveria parashikon të rrisë cmimin e karburantit për t’i shtuar rreth 1% përqindjes së inflacionit, i cili ka shkuar mbi 10%.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA