Gjeologu amerikan i dënuar në Kinë
05/07/2010 10:30
Një gjeolog amerikan me origjinë kineze, Xue Feng është dënuar me 8 vjet burg në Kinë për mbledhje dhe transmetim në SHBA të sekreteve shtetërore dhe informacioneve të inteligjencës.
Xue është ndëshkuar edhe me një gjobë prej 23 mijë eurosh. Ambasada amerikane në Pekin ka lëshuar një komunikatë në të cilën theksohet “zhgënjimi” për këtë vendim dhe i kërkohet Pekinit që të garantojë lirimin për motive humanitare të Xue dhe dorëzimin e tij të menjëhershëm në SHBA.
Bashkë me Xue, i cili është torturuar në qeli, janë dënuar edhe tre qytetarë të tjerë kinezë, të gjithë të akuzuar se kanë shpërndarë informacione sekrete.
Top Channel