Francë, jugu i Parisit në terr
05/07/2010 16:55
Një black out ka përfshirë sot Parisin. Gratacela Tour Montparnasse është mbyllur dhe 70 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike.
Deri në orët e vona, problemi nuk është zgjidhur, bën të ditur agjencia e lajmeve “AFP”.
Gjithcka ndodhi për shkak të një zjarri që ra gjatë natës në një tunel nëntokësor, që ka shkaktuar ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike në një linjë të tensionit të lartë që i shërben zonës jugore të Parisit. Ndërtesa 56 katëshe është një nga vendet më të vizituara nga ana e turistëve.
Top Channel