Britani, MI5 në kërkim të 20 spiunëve

05/07/2010 21:35

MI5, sic njihet ndryshe kundërspiunazhi britanik, është vënë në kërkim të 20 “të përgjumurve”, shtetas rusë që janë transferuar në Mbretërinë e Bashkuar duke zhvilluar aktivitete në dukje të ligjshme, por që në mënyrë sekrete jane duke punuar si agjentë sekretë për spiunazhin e Moskës.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, ata mbledhin informacione, vendosin kontakte dhe organizojnë një rrjet bashkëpunëtorësh, të gatshëm të hidhen në aksion për detyra të rrezikshme nëse nga Rusia vjen urdhëri për t’i “zgjuar”.

Veprimtaria në fjalë ngjan me atë të rrjetit të përbërë nga 10 spiunë rusë në SHBA, mes të cilëve ishte dhe Anna Chapman, gruaja që ka jetuar për një kohë të gjatë në Londër, ku pasi është martuar me një shtetas britanik ka fituar edhe nënshtetësinë britanike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA