Britani, më pak para për Mbretëreshën

05/07/2010 23:25

Kriza financiare që preku Britaninë e Madhe dhe bilancet negative në financat publike të vendit nuk mund të linin pa prekur edhe Mbretëreshën Elisabet II.

Sipas njoftimit nga “Buckingham Palace”, buxheti vjetor për Mbretëreshën nga 41.5 milion paund zbret në 38.2 paund.

Sipas përlllogaritjeve të pallatit mbretëror çdo shtetas britanik kontribuon me rreth 80 cent si mbështetje për kurorën. Rënia e buxhetit për mbretëreshën Elisabet, u vendos pasi vetë Mbretëresha shkurtoi ndjeshëm fluturimet me charter-in e saj dhe riktheu të ardhurat e shitjes së një helikopteri personal në buxhetin e qeverisë.

Që nga viti 2001 buxheti personal për Mbretëreshën ka rënë me rreth 17 përqind.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA