Poloni, exit-poll: Komorovski fitues i zgjedhjeve

04/07/2010 21:40

Sondazhet e para pas mbylljes së proçesit zgjedhor për zgjedhjen e presidentit të ri në Poloni nxjerrin fitues kandidatin Bronislav Komorovski.

Sipas këtyre sondazheve Komorovski udhëheq me 53.15 përqind të preferencave të polakëve, ndërsa Jaroslav Kaczinski kuotohet në 46.9 përqind.

Polakët votuan ditën e dielën parakohe për të zgjedhur presidentin e tyre të ardhshëm pas ndarjes tragjike nga jeta të Leh Kaczinskit, i cili bashkë me shumë zyrtarë të lartë polakë humbën jetën pas rrëzimit të avionit të tyre në Rusi.

Top Channel