Kolumbi, sekuestrohet “Kupa e Botës”

04/07/2010 19:55

Autoritetet kolumbiane njoftuan sekuestrimin e trofeut të Kupës së Botës, por nuk bëhet fjalë për origjinalin, për të cilin janë në valle Gjermania, Spanja, Holanda dhe Uruguaji, por për një kopje të tij, e ndërtuar tërësisht me kokainë.

Sipas policisë kolumbianë sekuestrimi u krye në aeroportin e Bogotas ku inspektorët dyshuan përbërjen e kupës pas vunë re “ngjyrosjen e artë” në mënyrë të shkujdesur. Menjëhërë pas ndalimit autoritetet morën pjesëza nga trofeu dhe i dërguan për analizim në laborator.

Rezultatet e hetimit laboratorik vërtetuan se i gjithë trofeu ishte ndërtuar me 11 kilogramë kokainë, i lartë 36 centimetra dhe ndodhej në një valixhe bashkë me disa bluza dhe fanela të tjera sportive. Destinacioni i saj ishte Madridi i Spanjës.

Trofeu origjinal i ndërtuar nga, Silvio Gazanixha ka të njëjtën lartësi, por në ndryshim nga “artistët” kolumbianë artisti italian përdori ar 18 karatësh dhe peshon pak më shumë se 6 kilogram.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA