Irak, kamikazja hedh veten në erë, 4 të vdekur

04/07/2010 20:45

Një kamikaze hodhi veten në erë pranë ndërtesës së një këshilli rajonal në perëndim të Irakut duke shkaktuar vdekjen e të paktën 4 personave.

Sipas autoriteteve irakiane shpërthimi ndodhi në Ramadi, qytet në provincën e Anbarit rreth 100 kilometra larg nga kryeqyteti Bagdad dhe shkaktoi edhe 23 persona të lënduar disa prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Muajin e fundit në qytetin Ramad janë ndërmarrë disa sulme terroriste që të gjitha me pikësynimin për të goditur autoritetet qeverisëse.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA