Francë, akuzohej për korrupsion, jep dorëheqjen ministri

04/07/2010 21:05

Pas akuzave për korrupsion dhe kritikave të forta nga media për mënyrën e jetesës Ministri i Bashkëpunimin në Francë, Alain Joyandet njoftoi dorëheqjen e tij nga posti.

“Jam një person i ndershëm dhe nuk mund të pranoj që të jem viktimë e një keqkuptimi”, deklaroi në blogun e tij Alain Joyandet.

Joyandet gjatë këtij viti ka qënë në shënjestër të gazetave dhe medias franceze pas blerjes së nje jet-i me vlerën e 116.500 eurove dhe akuzohej për një kontratë të dyshimtë të vilës së tij në Saint-Tropez.

Ministri gjithashtu muajin e fundit ka patur edhe replikime me dikasteret e tjera të qeverisë franceze.

Top Channel