Afganistan, sulm në bazën e Isaf, 9 të plagosur

04/07/2010 13:55

Talebanët sulmojnë një bazë të forcave ndërkombëtare të Isaf-it në Afganistan duke shkaktuar 9 të plagosur.

“Sulmi ndodhi ditën e djeshme’, njofton komanda ndërkombëtare. Sipas një komandanti, guerrilasit sulmuan bazën e Asabadit duke plagosur 9 ushtarë.

Provinca lindore e Kunarit është kthyer që prej një jave në një sheshluftimi të ashpër mes talebanëve dhe forcave ndërkombëtare duke shkaktuar vdekjen e dhjetra afganëve dhe tre ushtarëve të huaj.  

Top Channel