“Shalit”, Izraeli kërkon ndërmjetësimin e Egjiptit

04/07/2010 17:45

Izraeli ka intensifikuar përpjekjet e tij për të liruar ushtarin Gilad Shalit i cili mbahet peng që prej katër vjetësh nga Hamasi.

Dy të dërguar të Jeruzalemit mbërritën në Kajro të Egjiptit për të diskutuar me autoritetet egjiptiane mbi mundësinë që këto të fundit të ndërmjetësojnë për lirimin e Shalit.

Izraeli ofron për Hamas-in lirimin e mijërave palestinëzëve që mbahen në qelitë e tij në shkëmbim të lirisë së ushtarit Shalit ndërkohë që hapja e kalimeve në Gaza nuk përmendet prej zyrtarëve izraelitë.

Top Channel