Studimi: “Njolla e zezë” drej Majemit

03/07/2010 04:40

Një studim shkencor i kryer prej një instituti amerikan jep alarmin për “njollën e zezë” e cila sipas tyre në ditët në vazhdim do të godasë brigjet e Majemit, destinacioni kryesor turistik për amerikanët.

Ky është përfundimi i arritur nga “National Oceanic Atmospheric Administration” sipas të cilëve rrymat detare do të shtyjnë ndotjen në brendësi të Gjirit të Meksikës ku do të përfshihen edhe plazhet e Majemit.

Derdhjet e naftës që prej 73 ditësh tashmë vazhdojnë të ndotin Gjirin e Meksikës. Përpjekjet  e kompanisë “BP” për të ndalur rrjedhjen kanë dështuar disa herë, ndërsa një pjesë e tyre ka patur sukses të kufizuar ndikuar kjo edhe prej kushteve atmosferike dhe vendndodhjes në një thellësi të madhe të pusit të mbetur hapur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA