Pakistani, autobusi del nga rruga, 13 të vdekur
03/07/2010 09:10
Të paktën 13 persona kanë humbur jetën në një aksident rrugor në Kashmirin pakistanez kur autobusi me të cilin udhëtonin ka përfunduar në një humnerë.
Lajmin e ka bërë të ditur mediat indiane.
Mjeti ishte i tejmbushur me turistë që shkonin në Himalaje.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryeqytetit Muzaffarabad.
Policia mendon se shkak e ngjarjes është shpejtësia e madhe.
Top Channel