Mburoja, nënshkruhet pakti SHBA-Poloni

03/07/2010 17:40

Shtetet e Bashkuara dhe Polonia kanë nënshkruar një marrëveshje mbi sistemin e mburojes anti-raketë që do të zëvendësojë projektin e nisur nga Bush.

Plani i vjetër parashikonte ndërtimin e një radari anti-raketë në territorin e Republikës Ceke dhe një bazë me 10 interceptorë në Poloni.

Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton ka firmosur marrëveshjen me homologun polak Radoslaë Sikorski, duke kujtuar se projekti në fjalë nuk është kundër Rusisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA