LA, kapen grabitësit e vilave të VIP-ave
03/07/2010 21:50
Pesë persona janë inkriminuar në Los Anxhelos për një seri grabitjesh të kryera në dy vitet e fundit në dëm të VIP-ave të Hollivudit.
Vjedhje miliona dollarëshe janë bërë mes të tjerash në vilat e Paris Hilton, Lindsay Lohan dhe Megan Fox.
Banesat luksoze grabiteshin në momente kur pronarët e tyre nuk ndodheshin. Objektet e vjedhura ishin kryesisht bizhuteri, vepra arti dhe veshje, që kapin vlerën e tre milionë dollarëve.
Top Channel