Kore, autobuzi bie nga ura, 12 të vdekur

03/07/2010 17:20

Një autobuz është rrëzuar nga një urë në afërsi të aeroportit kryesor të Seulit, në Korenë e Jugut, ku si pasojë kanë gjetur vdekjen 12 pasagjerë.

Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë aziatike, sipas të cilave 12 pasagjerë të tjerë kanë mbetur të plagosur, pasi autobuzi ra nga një lartësi prej 10 metrash.

Sipas burimeve, autobuzi ka tentuar të shmangë një makinë të parkuar kur papritur është përplasur me parmakun e urës dhe është rrëzuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA