Kongo, shpërthen kamioni çisternë, 200 të vdekur

03/07/2010 08:45

Më shumë se 200 persona kanë humbur jetën pas shpërthimit të një kamioni çisternë në Republikën demokratike të Kongos. (UPDATE)

Lajmin e kanë bërë të ditur autoritetet lokale.

Shpërthimi i çisternës i ka vënë zjarrin të gjithë fshatit në lindje të vendit, në provincën e South Kivu.

Kamioni që vinte nga Tanzania, ishte plotë me benzinë.

Sipas autoriteteve, bilanci prej 200 të vdekurish është ende provizor, ndërkohë që në momentin e shpërthimit ndodheshin shumë fëmijë.

Në vendngjarje numërohen më shumë se 100 të plagosur.

Një zyrtar i policisë kongoleze që gjendej në Bukavu, ka konfirmuar zjarrin e dhjetra shtëpive në Sange, shumica e të cilave të ndërtuara me kallama dhe baltë.

Shkak mendohet të jetë shpejtësia e madhe e kamionit çisternë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA