Kongo, 300 numri i viktimave

03/07/2010 19:30

Ka shkuar në 300 numri i personave që humbën jetën pasi një kamion cisternë shpërtheu në një fshat të Republikës Demokratike të Kongos.

Kamioni vinte nga Tanzania dhe u rrëzua në fshatin Sange, në afërsi të kufirit lindor me Burundin. Sic raporton “Associated Press”, nafta u derdh plotësisht dhe pas kësaj ndodhi shpërthimi.

Mes viktimave janë edhe pesë paqeruajtës të Kombeve të Bashkuara, ndërkohë që qindra persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Dhjetëra shtëpi, shumica të ndërtuara me kashtë e baltë u shkrumbuan nga flakët.

Guvernatori i provincës së Kivut Jugor, ku ndodhi dhe aksidenti, tha për agjencinë “Reuters” se disa humbën jetën ndërsa përpiqeshin të mblidhnin naftën e derdhur, ndërsa të tjerët ishin brenda në shtëpi duke parë ndeshjen e Kupës së Botës. Të tilla aksidente nuk janë te pazakonta në Kongo dhe numri i viktimave është shpesh i lartë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA