Kongo, 221 të vdekur nga shpërthimi

03/07/2010 16:05

Rreth 60 fëmijë kanë mbetur të vrarë në shpërthimin e autocisternës në Republikën Demokratike të Kongos.

Lajmin e bën të ditur selia e Kryqit të Kuq kongolez që ndodhet në provincën e Kivus Jugor.

Sipas të njëjtit burim, bilanci total i tragjedisë është 221 të vdekur, mes të cilëve edhe 36 gra, si dhe 214 të plagosur.

Shpërthimi ndodhi ditën e djeshme rreth orës 18, në qendër të një fshati, gjatë një tentative për të grabitur karburantin.

Top Channel