Kolumbi, të shtëna në bar, 8 viktima

03/07/2010 03:40

Të paktën 8 persona gjetën vdekjen pas përleshjeve me armë zjarri në një lokal në Kolumbi.

Sipas autoriteteve vendase 2 persona u futën në bar të armatosur me armë gjysmë automatike dhe filluan të qëllojnë duke lënë të vrarë 8 persona dhe 9 të tjerë të plagosur nga të cilët 5 në gjendje të rëndë. Mesohet së njëri prej viktimave është shtetas amerikan.

Autoritetet deklarojnë së gjithçka ka ardhur pas luftimeve mes dy bandave të narkotrafikut, njëra e udhëhequr prej Maksimiliano Bonila dhe tjetra e udhëhequr prej Angel Jesus Paçeko.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA