Janukoviç blen drogë online

03/07/2010 12:05

Një mbledhje e qeverise ukrainase ka tronditur opinionin në vend. Presidenti Viktor Janukoviç ka vënë mbi tavolinë, përpara ministrave, lloje të ndryshme drogrash të blera në internet, një veprim për të treguar punën e dobët të disa ministrave në luftën kundër drogës.

Sipas Janukoviç, impenjimi i Ministrisë së Shëndetësisë në luftën kundër drogës është shumë i dobët.

Në Ukrainë ndalohen 180 lloje drogash, ndërsa në vendet e tjera është dyfishi.

Kreu i qeverisë propozoi që presidenti të ndiqet penalisht pas këtij gjesti.

Janukoviç i dogji lëndët narkotike në një kosh mbeturinash.

Top Channel