Hong Kong, bie helikopteri

03/07/2010 08:30

Një helikopter është rrëzuar në portin “Victoria” të Hong Kongut. Fatmirësisht shpëtojnë 13 personat që ndodheshin në bord, 2 pilotë dhe 11 pasagjerë. Lajmin e kanë bërë të ditur autoritetet lokale.

Zëdhënësi i policisë ka bërë të ditur se 2 persona janë dëmtuar lehtë, ndërsa të tjerët janë çuar në spital për verifikime të mëvonshme.

Nuk janë ende të qarta motivet për të cilat helikopteri është rrëzuar.

Top Channel