Gates: Rregulla të rrepta ushtri-media

03/07/2010 17:00

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates ka urdhëruar përforcimin e rregullave që kanë të bëjnë me marrëveshjet mes ushtrisë dhe medias.

Lëvizja vjen pas shkarkimit të komandantit të trupave amerikane në Afganistan, gjeneralit Stanley McChrystal, pas një artikulli të botuar në një revistë.

Në artikullin në fjalë McChrystal dhe bashkëpunëtorët e tij kritikonin dhe talleshin me administratën dhe disa diplomatë amerikanë.

Ndërkohë, zyrtarë amerikanë kanë deklaruar se urdhëri i ri ishte planifikuar para incidentit të ndodhur me McChrystal dhe se nuk ka lidhje me të.

Top Channel