Franca përfshihet nga përmbytjet

03/07/2010 16:25

Që prej ditës së djeshme Franca është përfshirë nga stuhira të dhunshme, duke shkaktuar përmbytje, dëme dhe duke bllokuar hekurudhën.

Trafiku në nisje nga stacioni i Austerlitzit, në Paris, është pezulluar për të gjithë ditën e sotme, pasi një rrufe ka dëmtuar instalimet elektrike.

Sipas agjencive franceze të lajmeve, janë rreth 20 mijë udhëtarët që prej mëngjesit të sotëm presin të nisen për eksodin e korrikut, por të gjithë trenat janë pezulluar.

Top Channel