Teksas, ekzekutohet i riu i dënuar me vdekje

02/07/2010 11:55

Ekzekutohet në SHBA një i ri i dënuar më vdekje në shtetin e Teksasit.

28-vjecari Michael Perry i dënuar për vrasjen e një gruaje mori frymë dje për herë të fundit në burgun e shtetit jugor amerikan. Në vitin 2001 Perry tentoi të vidhte makinën e një 50 vjecareje, duke e vrarë atë.

Ai u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës. Bëhet fjalë për ekzekutimin e 14-të që prej fillimit të vitit në shtetin e Tekasasit dhe të 30-tin në të gjithë SHBA-në.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA