SHBA, gjykata lë të lirë spiunen
02/07/2010 04:05
Një gjykatë në Nju Jork vendosi lënien e lirë të njërës prej të akuzuareve për spiunazh në favor të Rusisë.
Vendimi u mor nga autoritetet e drejtësisë amerikane për të ndaluarën, Viki Pelaez, së cilës iu dha masa e lirisë me kusht, ndërkohë që iur refuzua e njejta kërkesa për 3 persona të tjerë, mes të cilëve edhe personi që bashkëjetonte Pelaez, Huan Lazaro. Ky i fundit sipas FBI-së pranoi se ka punuar për qeverinë e Moskës.
Ndërkaq nuk është publikuar ende një datë në të cilën do të dalin para gjykatës të ndaluarit e tjerë.
Top Channel