Pakistan, 43 të vdekur nga sulmi vetëvrasës

02/07/2010 16:35

Është 43 të vdekur, mes të cilëve gra dhe fëmijë, bilanci i fundit i viktimave të sulmit vetëvrasës të kryer dje në Lahore të Pakistanit.

Nga shpërthimi, i cili ndodhi në momentin kur lagjia muze e kryeqytetit të kulturës pakistaneze ishte e tejmbushur, 170 persona të tjerë mbetën të plagosur.

Grupi taleban Tehrik e Taleban Pakistan, që ka bazat e tij në veri-perëndim të vendit, ka përjashtuar cdo përfshirje në tragjedi.

Megjithatë, pas atentatit forcat pakistaneze të sigurisë janë vënë në gatishmëri të lartë, gati për të ndërhyrë në cdo situatë.

Top Channel