Pakistan, 3 shpërthime kamikaze, 35 viktima

02/07/2010 01:05

Tre atentate kamikaze në provincën e Lahores në Pakistan i morën jetën të paktën 35 personave.

Sipas autoriteteve vendase sulmi ndodhi në një vend të shenjtë sufi ku mijëras persona ishin mbledhur për të kryer ritualin e së enjtes, dhe nga shpërthimet mbi 175 persona janë plagosur një pjesë e tyre në gjendje të rëndë, çka mund të përkeqësoje bilancin.

Shpërthimi i parë ka ndodhur në portat e hyrjes, i dy të tjerët në brendësi të vendit të shenjtë ku ndodhet edhe varri i Data Guni Bakhsh.

Atentati ende nuk është marrë përsipër nga asnjë grup rebel, por autoritetet pakistaneze dyshojne se sulmet janë kryer prej talebanëve në shenjë hakmarrjeje ndaj ofensivave të ushtrisë qeveritare ndaj tyre në kufi me Afganistanin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA