Presidenti amerikan, Barak Obama tha se reforma mbi emigracionin në SHBA mbahet peng nga pozat politike.
Sipas tij vendi ka nevojë për një standart të qartë kombëtar, por kjo mund të ndodhe vetëm atëherë kur republikanët dhe demokratët të punojnë sëbashku në Kongres.
Sipas Shtëpisë së Bardhë jënë zhvillimet e fundit që e nxitën presidentin të flasë pikërisht tani. Arizona miratoi një ligj ku cilësohet krim mungesa e dokumenteve të emigracionit.
Obama duke folur në Univeristetin Amerikan në Uashington e cilësoi ligjin jo të drejtë dhe i kërkoi Departamentit të Drejtësisë ta rishikonte nga ana ligjore. Por edhe shtetet të tjera të SHBA-së po marrin në konsideratë hapa të ngjashëm.
Për Obamën çështja Arizona ka ndarë opinionin në Shtetet e Bashkuara. “Kudo njerëzit shprehin zhgënjim për sistemin që duket i rrënuar që në themel”, tha ai. Sipas tij kufijtë amerikanë kanë tërhequr prej dekadash emigrantë dhe aktualisht janë rreth 11 milionë pa dokumente në SHBA.
Top Channel