Obama firmos sanksionet ndaj Iranit
02/07/2010 04:25
Presidenti amerikan, barak Obam firmosi ditën e enjte vendimet të cilat transformohen në ligje tashmë për sanksione të reja të njëanëshme ndaj Iranit.
“Shtetet e Bashkuara dhe komuniteti ndërkombëtar janë të vendosur të ndalojnë Iranit në rrugën e prodhimit të armëve bërthamore”, tha pas hedhjes së firmës presidenti Obama.
Sipas kreu të Shtëpisë së Bardhë sanksionet e miratuar së fundmi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së janë sanksionet më të forta ndaj Republikës Islamike të cilat sipas tij vështirësojnë përfitimin e naftës, shërbimeve dhe të mirave të tjera që ndihmojnë në modernizimin e industrisë së gazit natyror.
Top Channel