Nipi i Sadamit dënohet në Liban
02/07/2010 16:25
Duhet të shlyejë një ndëshkim prej 5 vjetësh burg dhe punë të detyruar një nga nipërit e diktatorit iraken Saddam Hussein.
Bashar Sibawi al Tikriti, i kërkuar për terrorizëm nga SHBA dhe qeveria e Bagdadit, është arrestuar në vitin 2006 teksa tentonte të hynte në “Vendin e Drerëve”.
Më pas ai u dënua për falsifikim dokumentesh zyrtare, pasi u ndal në kufirin siriano-libanez me pasaportë dhe patentë falso.
Top Channel