Netanjahu, dritë jeshile shkëmbimit të Shalit

02/07/2010 13:25

Kryeministri izraelit Benxhamin Netanjahu ka mirëpritur propozimin e ndërmjetësuesit gjerman Gerhard Konrad për shkëmbim të burgosurish me ushtarin izraelit të marrë peng Gilad Shalit.

Lajmin e bën të ditur televizioni Al Xhazira që thekson se Tel Avivi do lirojë rreth 1 mijë të burgosur palestinezë. Këtë numër e ka kërkuar Hamasi që e ka rrëmbyer ushtarin qysh në 25 qershor të vitit 2006 në Rripin e Gazës.

Në një deklaratë publike, Netanjahu i ka ndezur dritën jeshile ndërmjetësuesit gjerman, por deri tani Hamasi nuk ka dhënë asnjë përgjigje.

“Ka një cmim që nuk mund ta paguajmë dhe bazohet në dy principe. Të burgosurit më të rrezikshëm nuk do kthehen në Bregun Perendimor për të rinisur sulmet ndaj Izraelit dhe të terroristëve që mund të bashkohen me Hamasin”, theksoi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA