Merkel: Nuk heq dorë nga lidershipi

02/07/2010 21:35

Kancelarja gjermane Angela Merkel nuk ka ndërmend të heqë dorë nga lidershipi i partisë për t’u përqendruar tek qeveria.

Por situata në ekzekutiv rrezikon të bëhet gjithmonë e më e vështirë për shkak të përcarjes në koalicion, të verifikuar gjatë votimit për presidentin.

Nga ana tjetër, opozita socialdemokrate nuk heq dorë nga presionet ndaj lideres konservatore dhe vë në dyshim aftësitë e saj për të qeverisur.

Ndërkohë, një sondazh i publikuar sot nga mediat lokale tregonte se, 62 për qind e gjermanëve mendojnë se koalicioni qeveritar CDU-CSU s’e ka jetën e gjatë.

Top Channel