Meksikë, 30 viktima në përleshjen mes bandave

02/07/2010 08:50

Nuk gjen paqe Meksika që vazhdon të përgjaket nga vrasjet masive të përplasjeve mes bandave që kërkojnë të kontrollojnë tregun e drogës.

Pak km larg kufirit amerikan 30 vetë kanë gjetur vdekjen në një zonë rurale që ndodhet afër shtetit të Arizonas. Behet fjalë për një nga zonat më të nxehta pasi bandat synojnë të kontrollojnë trafikun e klandestinëve për në SHBA dhe tregun e drogës.

Kjo është një tjetër vrasje masive në Meksikë ku kohët e fundit shpesh herë dhjetra njerëz janë bërë shënjestra të mafies.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA