Liria e medias në Maqedoni ndodhet në një situatë mjaft të rëndë. Gjatë një debati në Shkup gazetarët komentuan raportin e fundit të organizatës Freedom Housë në lëmin e medias ku Maqedonia është kritikuar për shkak të ndikimit të politikës.
Gazetarët në këtë takim fajësuan qeverinë që sipas tyre po përdor forma të ndryshme për të kontrolluar fjalën e lirë.
“Mediat në Maqedoni në mënyrë indirekte janë shtyllat e korrupsionit, ato shpesh herë heshtin shumë gjëra. Tek mediat tona beteja nuk bëhet për të fituar liri, por për t’u afruar me qeverinë dhe për të përfituar sa më shumë para”, tha gjatë fjalës së tij përfaqësuesi i televizionit ALSAT-M, Ismail Sinani.
Gazetarët kritikuan edhe veten e tyre. Përfaqësuesi i Kanal 5 tha se një pjesë e mirë e fajit bie mbi vetë median pasi po lejon të shesë integritetin e vet.
“Freedom House” në raportin e saj vëren se Maqedonia ka probleme serioze me pavarësine e medias dhe fjalën e lirë.
Top Channel