Hapësirë, anija ruse dështon në ulje

02/07/2010 21:25

Anija hapësirore ruse “Progress” ka dështuar në operacionin e uljes në Stacionin Hapësiror Ndërkombëtar, pas një problemi elektronik.

Agjencia hapësirore NASA ka bërë të ditur se anija dështoi në matjen e masës dhe se kontakti në radio njoftoi se nuk e përfundoi procesin e uljes.

Anija hapësirore përmbante ushqim, karburant dhe furnizime të tjera, edhe pse stacioni aktualisht është i mirëfurnizuar.

Gjashtë astronautët që ndodheshin në bord nuk kanë qenë kurrë në rrezik për jetën e tyre, kanë deklaruar më tej burimet pranë NASA-s.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA