Gjermanët: Koalicioni i Merkel s’e ka të gjatë

02/07/2010 17:55

Rreth dy të tretat e zgjedhësve gjermanë janë të bindur se koalicioni CDU-CSU i kancelares Angela Merkel nuk e ka jetën e gjatë.

Kështu thotë një sondazh i institutit “Infratest”, i publikuar nga transmetuesi lokal “ARD”, një ditë pas zgjedhjes së presidentit të Republikës.

Sipas sondazhit, 62% e gjermanëve vlerësojnë se koalicioni do të bjerë dhe se zgjedhja e kandidatit të Merkel në krye të shtetit nuk do të ketë efekt.

Top Channel