Clinton: Raportet me Rusinë, të paprekura

02/07/2010 20:55

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara mbeten të angazhuara për të përmirësuar marrëdhëniet me Rusinë, pavarësisht arrestimit të 10 spiunëve.

Të dyshuarit akuzohen se i kanë shërbyer Moskës teksa jetonin në SHBA dhe dy prej tyre kanë pranuar se janë shtetas rusë.

Michael Zottoli dhe Patricia Mills kanë deklaruar se emrat e tyre të vërtetë janë Mikhail Kutzik dhe Natalia Pereverzeva, bëjnë të ditur autoritetet amerikane.

Kutzik dhe Pereverzeva kanë jetuar si një cift në Arlington bashkë me dy fëmijë. Ata dhe një i dyshuar tjetër, Mikhail Semenko do të dëgjohen më vonë nga prokurorët e Virxhinias.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA