Raporti i Auditit Gjeneral të Kosovës mbi pasqyrat financiare nxjerr Ministrinë e Transportit me një punë të shkëlqyer përsa i përket menaxhimit të fondeve publike.

Raporti nxorri para mediave edhe vete shefin e këtij dikasteri, Fatmir Limaj.

“Citoj para jush raportin kryesor i cili shprehimisht thotë: Sipas opinionit tonë pasqyra financiare prezantojnë një pamje të drejtë dhe të vërtetë me të gjitha aspektet materiale. Me gradimin opinion i kualfikuar, duke iu referuar standarteve të ndjekura nga auditi i përgjishëm i Kosovës do të thotë një opinion i kualifikuar kur auditi është i kënaqur me të gjitha aspektet materiale”, tha ministri Limaj.

Në fund të fjalës së tij Limaj i parapriu pyetjeve të gazetarëve duke thënë se përsa i përket hetimeve nga EULEX, nuk ka asgjë të re përveç asaj që ka deklaruar mbrëmjen e kontrollit në ministri.

Limaj përjashton mundësinë e dorëheqjes për shkak të hetimeve, megjithatë kryeprokurori i EULEX-it paralajmëroi se rezultatet e hetimeve në Ministrinë e Transportit do të publikohen së shpejti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA