Somali, lufta, edhe presidenti në front
01/07/2010 02:05
Lufta e ashpër e forcave qeveritare ndaj grupit ekstremist islamik të lidhur me Al Kaedan, Al Shabaab, ka detyruar edhe vete presidentin e vendit të marrë armën dhe të luftojë në front bashkë me ushtarët e tij.
“Presidenti ndodhet në front duke drejtuar luftimet ndaj Al Shabaab dhe është i armatosur me një kallashnikov”, pohoi për CNN një prej ndihmësve të tij.
Forcat qeveritare të ndihmuara prej ushtrisë së Unionit Afrikan, i cili është i pranishëm në Somali nëpërmjet në misioni në Mogadisho, prej vitesh luftojnë ndaj rebelëve ekstremistë të Al Shabaab të cilët kontrollojnë disa provinca veriore të vendit.
Top Channel