Reforma financiare e kërkuar me aq ngulm prej presidenti Obama dhe administratës së tij, ka kaluar pengësën e parë duke marrë miratimin në Dhomën e Përfaqësuesve në Kongresin amerikan.
Propozimi i Shtëpisë së Bardhe u votua pro nga 237 përfaqësues dhe kundër nga 192 prej tyre.
Reforma parashikon krijimin e një agjencia federale e cila do të mbrojë konsumatorët si dhe parashikon kufizimi të riskut bankar.
“U hap udha projektit i cili do të mbrojë ekonominë tonë nga krizat e ardhshme. Kjo është një fitore për të gjithë amerikanët që vuajtën pasojat e papërgjegjshmërisë së bankave që u konvertua në humbjen e miliona vendeve pune”, komentoi presidenti Obama miratimin e reformës financiare prej Dhomës së Përfaqësuesve.
Por para se të marrë jetë projekti Obama duhet të kalojë edhe një test tjetër, atë të Senatit amerikan, i cili do ta shqyrtojë atë pas 4 korrikut, ditë së pavarësisë së SHBA-së.
Top Channel