Drejtori i Institutit amerikan për Paqen, Daniel Server ka deklaruar se Beogradi dëshiron që pas vendimit të GJND-së të hapë cështjen e ndarjes së Kosovës dhe të ndryshimit të kufijve.

Sipas Server, autoritetet serbe më shumë se sa shkëmbimin e territoreve do të donin korrigjimin e kufijve, duke marrë tre komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Megjithatë, nënvizon analisti, edhe nëse cështja do të hapej, dy palët do ta kishin të vështirë të binin dakord pasi do t’u duhej të jepnin garanci se ky opsion nuk do të kishte nje efekt domino me Maqedoninë dhe Bosnjen.

Më tej, Server u ka bërë thirrje qeverisë dhe qytetarëve të Kosovës që të ruajnë qetësinë në prag të vendimit të GJND-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA