Petraeus: Të mbrohen civilët afganë

01/07/2010 13:25

Shefi i ri i forcave amerikane dhe atyre të NATO-s në Afganistan ka bërë thirrrje për mbrojtjen e civilëve afganë.

Gjenerali David Petraeus ka folur përpara aleatëve dhe partnerëve në selinë qëndrore të NATO-s në Bruksel para se të drejtohet për në Kabul.

Ai tha se, pavarësisht se po rishikon rregullat ushtarake, është i vendosur të reduktojë humbjet në radhët e civilëve të pafajshëm në një “minimum absolut”.

Petraeus zëvendëson gjeneralin Stanley McChrystal, i cili u detyrua të tërhiqej pas një artikulli kontrovers të publikuar në një revistë.

Ai i bëri nderimet e tij parardhësit në fund të fjalimit, duke deklaruar se gjenerali McChrystal ka dhënë një kontribut të madh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA