Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni ka deklaruar se Prishtina pret një angazhim më intensiv nga Belgjika, që mori sot presidencën e radhës të BE-së.

Sipas Hysenit, me presidencën spanjolle Kosova nuk kishte kontakt të drejtpërdrejtë, ndërkohë që me Belgjikën pritet një përafrim tjetër.

“Nuk do të ketë një ndryshim të madh, pasi edhe Belgjika do të zbatojë politikat e jashtme të Unionit, por ndryshe nga Spanja, Belgjika është një ndër vendet e para që ka përkrahur pavarësinë”, ka pohuar Hyseni.

Shefi i diplomacisë kosovare ka shtuar më tej se nga ana e saj, Kosova nuk ka se cfarë të ndryshojë në politikat e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA