Helmand, kapet komandanti i talebanëve
01/07/2010 15:00
Forcat afgane dhe ato ndërkombëtare kanë arrestuar një komandant taleban dhe kanë vrarë një numër të konsiderueshëm rebelësh gjatë një operacioni në Helmand.
ISAF ka njoftuar se fshati Kariz e Adamkhan ka qenë skenë e një beteje, gjatë të cilës talebanët kanë përdorur mitralozë dhe raketa, por u neutralizuan pasi disa avionë goditën bazën e tyre.
Ndërkohë, talebanët kanë bërë të ditur përmes BBC se nuk kanë ndërment të negociojnë me NATO-n, pas propozimeve të disa ushtarakëve.
Ndërsa komandanti i ri i trupave ndërkombëtare në Afganistan, gjenerali David Petraeus ka bërë thirrje për mbrojtjen e civilëve të pafajshëm.
Top Channel