Drejtoresha e Grupit Ndërkombëtar të Krizave, Sabine Freizer ka deklaruar se bisedimet për shkëmbimin e territoreve mes Serbisë dhe Kosovës po zhvillohen në mënyrë të fshehtë.

Sipas Freizer, ideja për shkëmbimin e territoreve ka lindur në Beograd, nga qarqe të caktuara politike.

“Cështja e shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës ka disa vite që diskutohet pas dyerve të mbyllura. Këto diskutime zhvillohen vecanërisht në Serbi, por larg opinionit publik”, ka pohuar Freizer.

Shefja e GNK-së ka bërë të ditur se përfaqësuesit e Beogradit kanë ndërmend ta paraqesin këtë opsion kur të nisin bisedimet teknike me përfaqësuesit e Prishtinës.

Duke qëndruar tek bisedimet, Freizer ka theksuar se Serbia dhe Kosova duhet të diskutojnë për cështjet bilaterale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA