Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Abdylaqim Ademi i ka cilësuar si tërrezikshme dhe tendencioze idetë për shkëmbimin e territoreve mes Serbisë dhe Kosovës.

Sipas tij, këto ide të vjetra të qarqeve serbe synojnë të dëmtojnë shqiptarët, jo vetëm ata të Kosovës por të të gjithë rajonit.

“Mendoj se këto ide jepen nga Serbia për të larguar vëmendjen e opinionit nga ajo që po ndodh me Kosovën, me institucionet e saj dhe me zhvillimin më të lartë të popujve të rajonit në krahasim me Serbinë”, ka pohuar Ademi.

Ai ka shtuar se këto ide janë të papranueshme jo vetëm për Kosovën dhe popullin e saj, por edhe për Maqedoninë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA