“Fjalim përçarës, ankesa ndaj Evropës dhe sinjale të paqarta për Groenlandën”, CNN: Pesë mesazhe të forta nga Trump në Davos
Kur kanë kaluar rreth dy muaj nga incidenti në pusin e naftës Deepwater Horizon të BP në Luiziana që shkaktoi katastrofën më të madhe ekologjike në historinë e SHBA-së, Uashingtoni dorëzohet duke hapur dyert për ndihmën e 12 partnerëve ndërkombëtarë.
Lajmin e bën të ditur Departamenti Amerikan i Shtetit që shton se nuk janë caktuar ende modalitetet e kësaj ndihme, ndërsa vendet që do marrin pjesë në pastrimin e detit, nuk janë publikuar.
DASH thekson gjithashtu se do pranohen 22 ofertat nga 12 vende dhe organizata ndërkombëtare. Numri total i shteteve që i kishin ofruar ndihmë SHBA-së ishte 27.
Pas hapjes së portës së ndihmave pritet që të nisë një operacion i gjerë në terren për të pastruar sa më parë Gjirin e Meksikës.
Top Channel