Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava ka deklaruar se do ta cojë në Gjykatën Kushtetuese vendimin që ndalon mbajtjen e shamisë në shkolla.

Tërnava ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj këtij vendimi, të miratuar në muajin maj nga Ministria e Arsimit të Kosovës.

Tërnava gjithashtu është shprehur i indinjuar dhe i habitur me këtë vendim, duke paralajmëruar se do të kërkojë shfuqizimin e tij.

“Ky vendim shkel në mënyrë të vrazhdë të drejtën kushtetuese të shprehjes publike të bindjeve ose besimit fetar”, ka deklaruar Tërnava.

Top Channel